Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se të premten nga ora 10:00 do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme në vend, raporton Kosova Post.
Postimi i plotë i tij:
”Që nga fundi javës së ardhshme saktësisht nga ora 10:00, të premten në kapacitetin e Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare, do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Këtë të Premte do të paraqitem për çështjet dhe zhvillimet në Politikën e Jashtme dhe çështjet lidhur me energjinë dhe krizën energjetike dhe rolin dhe hapësirën për deputetin. Uroj deri të premten debati për pagat të përmbyllet.
Pas paraqitjes së pikëpamjeve dhe qëndrimeve do të jam në dispozicion për pyetjet. ”