Opinionisti Labinot Balaj, ka folur sonte për betejën e kryeliderit të shqiptarëve në rajon, referuar zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.
Balaj në këtë situatë, thotë se ndërhyrja e Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet atje, përkon me ndërhyrje në kombin e vet, transmeton klankosova.tv.
”Në këtë situatë ka një dinamikë pozitive. Se ndonëse kemi dy blloqe shqiptare, megjithatë shpërndahet në shumë vota”.
”Në rend të parë po flas për punën e ndërhyrjes, damkos shumë, në trajektoren historike kjo ka ndodhë gjithmonë sidomos në kontekstin e Ballkanit”, deklaroi ai në Rubikon.