Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur përmes një video-lidhje me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përcjell KosovaPost.
Përmes një video të cilën e ka shpërndarë në Facebook, Abazoviq ka thënë që ka pranuar një ftesë nga presidenti ukrainas për të vizituar Kievin.
“Sot pata rastin të bisedoj me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe të dërgoj mbështetjen e qartë dhe të hapur të Malit të Zi për vendin dhe popullin e tij”.
“Mali i Zi, si lider në integrim, i jep mbështetje të plotë rrugës evropiane të Ukrainës. Unë jam mirënjohës për ftesën për të vizituar Kievin”, ka thënë Abazoviq.
“Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të komunikojmë tani për tani, por dëshiroj të kem mundësinë të shoh paqen në Ukrainë dhe të sigurohem që Mali i Zi është partner i fortë i Ukrainës. Jemi të mërzitur për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, por jemi krenar për gjithçka që t’i personalisht si president ke bërë për vendin tënd”, ka thënë Abazoviq duke iu drejtuar presidentit ukrainas, Zelensky.