Rama: Punonjësit e rinj të mbeturinave u sulmuan nga kompania ‘Pastrimi’

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se punonjësit e kontraktuesit të ri për pastrimin e kryeqytetit janë sulmuar nga Kompania Rajonale “Pastrimi”, që ka qenë e kontraktuar tash e disa vjet për heqjen e mbeturinave në kryeqytet, përcjell KosovaPost.

Rama ka thënë se kanë ndodhur dy raste të kërcënim-sulmimit në dy lokacione të lagjes Dardania.

“Në rastin e parë dy punonjës të kontraktuar janë sulmuar fizikisht, ndërsa në të dytin punonjës tjerë, po ashtu të kontraktuar, janë ndalur nga disa punonjës të Kompanisë ‘Pastrimi’ dhe u janë kërkuar letërnjoftimet dhe të dhëna tjera me qëllim të frikësimit”, ka shkruar i pari i kryeqytetit në Facebook.

Kryetari tutje është ankuar për mënyrën se si kishte menaxhuar kjo kompani me mbeturinat në Prishtinë.

“Për më shumë se një vit sabotimi të motivuar politikisht nga menaxhmenti i Kompanisë Pastrimi, kryeqyteti jonë ka qenë në llumin e mbeturinave. Tani që zgjodhëm problemin, të njëjtit eksponentë eskaluan nga sabotimi në dhunë”, ka shtuar Rama.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika