Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar Jakov Milatoviq pasi rezultatet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e vendosin atë si fitues të zgjedhjeve përball Milo Gjukonaviqit, presidentit aktual të Malit të Zi dhe njëherit edhe rivalit politik të Abazoviqit.
“Përgëzoj Jakov Milatoviqin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni i përfunduar. Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur përpara. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetar dhe ekologjik”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.