Dritan Abazoviq ka theksuar se qeveria e re e Malit të Zi do të bazohet në dy shtylla kryesore – sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë pesë linja prioritet të veprimit, përkatësisht: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit dhe afirmimi i fëmijëve dhe të rinjve.
Ai shtoi se të gjithë anëtarët e qeverisë janë të obliguar të merren me të ardhmen e Malit të Zi, e jo me kapjen e tij të mëtejshme me të kaluarën, përcjell klankosova.tv.
”Prandaj, jam krenar që për herë të parë subjektet që nuk kanë bashkëpunuar drejtpërdrejt deri më tani do të punojnë së bashku”.