Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Abazoviq e ka quajtur këtë akt historik, derisa ka thënë se se Republika e Kosovës do ta ketë mbështetjen e plotë të Malit të Zi në rrugëtimin drejt BE-së.
“Ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane. RK do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së!”, ka shkruar Abazoviq.
Para Abazoviqit, këtë hap të Kosovës e kishte përshëndetur edhe Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Gjukanoviq tha se ky është hapi i parë drejt së ardhmes evropiane.
“Urime Kosovës për çështjen e liberalizimit të vizave dhe paraqitjen e aplikacionit për anëtarësim – hapi i parë drejt së ardhmes evropiane. Perspektiva të qarta të anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të ndalojmë së humburi kohën e çmuar dhe mundësitë”, shkroi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dorëzuar dje zyrtarisht në Pragë aplikimin e Kosovës në BE.
Në fjalimin e tij në ceremoni të dorëzim-pranimit të dokumentit zyrtar, Kryeministri Kurti tha se kjo është një ditë historike për vendin tonë.
I drejtoj urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjën e liberalizimit të vizave! ⬇️ @albinkurti
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) December 16, 2022