Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një intervistë ka thënë se për Lidhjen Demokratike të Kosovës çfarëdo marrëveshje që s’e ka pjesë të saj njohjen reciproke nuk është e mirë për Kosovën. Këtë Abdixhiku e ka thënë kur është pyetur për planin franko-gjerman.
Ai ka thënë se Kosovës i duhet një marrëveshje finale që e ka njohjen brenda saj.
“Neve na duhet një marrëveshje finale e që e ka njohjen pjesë të saj. Brenda kësaj marrëveshje duhet të respektohet Kushtetuta”, ka thënë Abdixhiku.
Ai tutje ka thënë se s’kanë marrë pjesë në draftimin e dytë që i është bërë propozimit franko-gjerman dhe ka thënë se e sfidon Kurtin që të dalë dhe të tregojë publikisht se a ka njohje “de-jure” brenda planit franko-gjerman dhe a do të jetë kjo marrëveshje finale.
“Ne nuk kemi dokument në tavolinë, s’kemi marrë pjesë në draftimin e dytë. Por tani ajo duhet të dalë para qytetarëve që të dalë para qytetarëve dhe të japë këtë vërtetë.
E sfidoj Kurtin që të bëjë një gjë të tillë, të shpjegoj qytetarëve se a do të ketë njohje “de-jure” brenda kësaj marrëveshje dhe a është marrëveshje përfundimtare”, ka thënë për KP.