Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar qytetarët e Banjës së Istogut.
Abdixhiku tha se në Banjë të Istogut ndodhi termet politik, ku tha se sallat ishin plot, korridoret plot e zemrat plot.
“Mbështetje e zjarrtë e kësaj ane që na mbushi me krenari e me shpresë për të ardhmen! Banja e rreshtuar fuqishëm prapa vizionit të LDK-së për Kosovën përparimtare! U fola për angazhimin tonë për zhvillimin e Istogut dhe të gjithë Kosovës”, tha Abdixhiku.