Lidhja Demokratike e Kosovës sonte po mban tubim elektoral në Deçan, përcjell KosovaPost.
Pjesëmarrës në këtë tubim përveç kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhikut, atij iu bashkëngjit edhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në tubimin elektoral në Deçan ka thënë se në programin politik të kësaj partie kemi 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike.
Përmes këtij programi, Abdixhiku u shpreh se garantohet jetë më e mirë në Kosovës.
“Jam shumë i lumtur që jam në Deçanit e heroit, Sali Çekaj, jam i lumtur që jam në qytetin e kolonel, Tahir Zemaj dhe jam i lumtur që ky aktivitet po mbahet në pallatin ku mban emrin e heroit, Jusuf Gërvalla. Këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, por, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në procesin e rrjedhave botërore, dhe jo si një vend i zymtë, i propagandës, përçarjes, mbylljes e sanksioneve, ekonomike e politike”.