Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas takimit me Vjosa Osmanin tha se ne së bashku me Osmanin kemi mbajtur një takim konstruktiv dhe pozitiv nga të dy palët, shkruan Kosova Post.
“Kemi diskutuar çështjet në interes rreth formimit të institucioneve, kemi diskutuar platformën që pretendentja për presidente dëshiron të ndërtojë dhe në këtë platformë kemi dhënë kontributet tona”, tha ai.
Gjithashtu Abdixhiku tha se kemi diskutuar edhe pozicionin e Osmanit krah aktereve partiake si dhe tregoi se do të kemi edhe një takim të ardhshëm shumë shpejtë.
“Pas konsultimeve të brendshme do të kemi edhe qëndrimet tona përfundimtare, mendoj që kjo ka qenë një frymë dhe influencë pozitive nga të dy palët ”, tha ai.