Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qëndruar në qytetin e Lipjanit, nga ku edhe ka treguar planet e partisë që udhëheq ai për aspektin e Sigurisë, Mbrojtjes dhe Drejtësisë.
Abdixhiku , tha tutje se si kryeministër planifikon që të rrisë numrin e policëve, ta bëjë nga 8 mijë sa është, në 10 mijë.
‘‘Një ndër fokuset kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbetet forcimi i Policisë së Kosovës. Kemi paraparë rritjen e numrit të policëve nga 8,000 në 10,000. Përfshirë dhe pensionimin e 2,000 policëve para kohës’’, ka thënë ndër tjerash ai.
Ndërkohë, i pari i LDK-së shpalos edhe vizionin e tij për mbrojtje.
‘‘Në mbrojtje kemi vizion shumë të qartë: Integrimin e Kosovës në Aleancën veri-atlantike në NATO’, ka deklaruar ai mes tjerash.