Pasi u mblodhën pak ditë më parë për t’u lutur për jetën e DMX, fansat e tij tashmë kanë bërë homaxhe para spitalit ku ndërroi jetë reperi i njohur. Por, lutjet për mbijetesë janë kthyer në zi dhe adhuruesit e tij kanë ndezur qirinj, kanë lëlë lule dhe shkruar mesazhe ngushëllimi në mbështetje të familjes së të ndjerit.
Tre tollumbace ngjyrë ari përfshihenin gjithashtu në memorial me emrin e artit të reperit. DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons u dërgua me urgjencë në spitalin White Plains, ku qëndroi në gjendje kome. Ndërsa ndodhej në gjendje komë, reperi ishte i rrethuar nga familja dhe fëmijët e tij.
Familja e tij konfirmoi vdekjen të premten në një deklaratë për revistën People. “Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë se sot i dashuri ynë, DMX, emri i lindjes Earl Simmos, vdqi në moshën 50-vjeçare në Spitalin White Plains me familjen e tij në krah pasi ishte në luftë me jetën për ditët e fundit.” /abcnews.al