Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të “qeverisë së përkohshme” të talebanëve, Saeed Hosti tha se pasaportat do të shpërndahen nën emërtimin “Republika Islame e Afganistanit”, transmeton Kosova Post.
Administrata talebane në Afganistan ka filluar sërish shpërndarjen e pasaportave e cila u ndalua më 15 gusht, shkruan AA.
Alem Gul Haqqani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të pasaportave në Ministrinë e Brendshme të “qeverisë së përkohshme” të talebanëve, tha se në fazën e parë do të bëhet lëshimi i 25 mijë pasaportave për të cilat kanë përfunduar të gjitha proceset.
Ai tha se më parë bëhej shpërndarja e 3 mijë pasaportave në ditë ndërsa planifikojnë që këtë shifër ta rrisin në 6 mijë në ditët e ardhshme.
Haqqani theksoi se është ftuar sërish personeli i grave të cilat punonin në Drejtorinë e Përgjithshme të Pasaportave.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të “qeverisë së përkohshme” të talebanëve, Saeed Hosti tha se pasaportat do të shpërndahen nën emërtimin “Republika Islame e Afganistanit”.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Pasaportave, pasaportat e rreth 170 mijë personave që kanë aplikuar në internet janë në fazën e shtypjes.