Operacioni u organizua në zonën Kandil, Gara, Hakurk dhe Zap, ndërsa afër 40 bastione u shkatërruan, duke përfshirë depo, strehimore, shpella dhe vende që përdoreshin si të ashtuquajturat shtabe të komandës terroriste të PKK-së, transmeton Kosova Post.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se kanë kryer një operacion ajror kundër terroristëve të PKK-së në veri të Irakut, gjatë të cilit u shkatërruan rreth 40 baza terroriste, shkruan AA.
Operacioni u organizua në zonën Kandil, Gara, Hakurk dhe Zap, ndërsa afër 40 bastione u shkatërruan, duke përfshirë depo, strehimore, shpella dhe vende që përdoreshin si të ashtuquajturat shtabe të komandës terroriste të PKK-së.
“Janë shkatërruar afër 40 bastione në sulmet ajrore, në mesin e të cilave janë strehimore, depo municionesh, vende të ashtuquajtura shtabe të komandës dhe shpella, duke u dhënë një goditje të fuqishme terroristëve. Forcat e Armatosura Turke (TSK) do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit deri në neutralizimin e terroristit të fundit për të ofruar siguri për vendin dhe popullin tonë”, thuhet në kumtesë.