Siç bën të ditur “Africa Intelligence”, uebfaqe me seli Paris që publikon në anglisht lajme rreth zhvillimeve në vendet afrikane, diplomatët francezë kanë punuar mbi skenarët për marrjen e pushtetit nga ushtria që nga shtatori dhe se qeveria franceze i ka propozuar Presidentit Roch Christian Kabore, më 23 janar, që të sigurojë largimin e tij të menjëhershëm nga vendi, transmeton Kosova Post.
“Qeveria franceze e priste një ngjarje të tillë, siç është tentativa e puçit që ndodhi më 23 janar, që nga shtatori dhe ka qenë në gatishmëri maksimale prej muajsh. Të dielën, Parisi ishte në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin Kabore dhe madje i propozoi ta evakuonte”, shkruhet në artikullin e “Africa Intelligence”, ku thuhet gjithashtu se Pallati “Elysee” i ka mohuar këto pretendime.
Më 24 janar, një grup ushtarësh njoftuan marrjen e pushtetit në Burkina-Faso duke lexuar një deklaratë për grushtshteti në televizionin shtetëror “RTB”.
Presidenti Kabore, i cili u ndalua nga ushtarët, dha dorëheqjen nga posti i tij.