Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pare si konflikt interesi dhe cënim të pavarësisë së RTK-së emërimin e Rilind Gërvallës, aktivist i VV-së, në drejtor të kanaleve shqip të transmetuesit publik.
“AGK-ja, konsideron se emërimi i Rilind Gërvallës – mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), për drejtor të kanaleve shqip në RTK, përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik. Gërvalla ka demonstruar publikisht mbështetjen për partinë në pushtet dhe e ka promovuar atë aktivisht”, thuhet në njoftim.
“Rekomandimi dhe emërimi i tij është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe professional”, vijon njoftimi.