Ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka kritikuar qasje e opozitës karshi disa zhvillimeve të fundit në vend.
Sipas tij, opozita s’ka qëndrim të qartë për disa çështje siç është Asociacioni dhe sipas tij, ata po kalkulojnë për vota.
Ahmeti i cili tash nuk mbanë ndonjë post publik, që nga përfundimi i mandatit si kryetar i Prishtinës, ka thënë se po të ishte opozita mirë, ai s’do të dilte të fliste për atë se çfarë po ndodhë në vend.
“Për opozitën flas edhe më keq se për Qeverinë, por nuk mendoj se sot është koha. Me kanë opozita e mirë unë nuk isha dalë, pasha Zotin jo, s’kam kurrfarë zori. Por kur t’i tutesh mi thane a je për Asociacionin a jo. S’mundesh mi thanë mos u prish me amerikanët e mos e bë Asociacionin. Rri bre, shtrëngohu pak. Ramushi është duke e bë kohëve të fundit. Po Asociacionin duhesh me bë por jo këtë draft qe ke pru, por mi ndjek procedurat. Jo mu tutë për një grusht vota”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Opozita aktuale është kritikuar edhe nga analistë të tjerë në vend, për qasjen e tyre.