Ahmeti viziton Haskukën në Prizren

Ahmeti viziton Haskukën në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur sot në takim kryetarin e Prishtinës si dhe bashkëpartiakun e tij, Shpend Ahmetin dhe ish-nënkryetarin Dardan Sejdiun.

Përmes një postimi në facebook, Haskuka ka bërë të ditur se për çfarë kanë biseduar gjatë këtij takimi.

Ja postimi i tij:

Gjatë ditës pata një vizitë të veçantë nga miku dhe kolegu im, kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, si dhe ish nënkryetari dhe deputeti Dardan Sejdiu.

Biseduam për përvojat e tij me qeverisjen e Komunës së Prishtinës, si dhe mënyrat se si të përmirësohet funksionimi i administratës së Komunës sonë.

Shpendi më premtoi që do të asistojë nëpërmjet drejtorëve përkatës të tij për rifunksionalizimin e aparateve për dhënjen e dokumenteve, sistem i cili do të lehtësojë marrjen e dokumenteve nga ana e qytetarëve.

E falenderova Shpendin për ndihmen e gjerëtanishme nga komuna e Prishtinës.

Për çka janë dostat.