Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, të mërkurën ka raportuar para anëtarëve të këtij Komisioni që e mbikëqyrë këtë agjenci.
Në mesin e pikave që janë diskutuar ka qenë edhe raportimi i televizionit Publik në ditën e shtunë për planin e atentatit ndaj kryeministrit Kurti, derisa po qëndronte në Maqedoninë e Veriut.
Nënkryetari i këtij komisioni pas mbledhjes pa dashur të lëshohet në detaje ka thënë se është diskutuar edhe për këtë çështje.
“Po sigurisht që kjo ka qenë në komunikim edhe me faktorin ndërkombëtar se nuk është shqetësim vetëm i joni ose vetëm i qytetarëve. Është edhe i vendit për të cilën është proklamua dhe alodu rreziku i mundshëm. Po rreziku prej Serbisë e them përfundimisht që është permanent çdo herë, vetëm se duhet të jetë ninveli i ynë i përgjegjësisë shtetërore”, tha ai.