E vetmja zgjidhje e pranueshme për Serbinë dhe popullin serb është “ri integrimi i plotë i territorit të Kosovës në rendin kushtetues dhe juridik të Serbisë”, ka deklaruar Matija Beçkoviq në prezantimin e “Proklamatës për tubim në mbrojtje të Kosovës dhe Metohisë”.
Beçkoviq është anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, dhe përkrahësi i flakët i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, Matija Beçkoviq.
“Ne jemi të gatshëm për dialog me shqiptarët e Kosovës për integrim për një të ardhme të përbashkët”, ka thënë Beçkoviq, një nga nënshkruesit e proklamatës.
Beçkoviq ka vlerësuar se, nëse Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës, “do të bënte diçka që nuk e ka bërë asnjë vend tjetër dhe do të bëhej përjashtim dhe tallje mes popujve dhe vendeve”.