Dhimbja e stomakut ose e muskujve, lodhja që nga mëngjesi i hershëm, acarimi i syve dhe ndryshimet në lëkurë janë simptoma të padyshimta të inflamacionit në tru, përcjell KosovaPost.
Sa më parë t’i vini re, aq më shumë ka gjasa që të jeni në gjendje t’i sanoni plotësisht dhe t’i shmangni pasojat.
Duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre treguesve për të parandaluar përhapjen e inflamacionit.
Qelizat dhjamore rreth stomakut stimulojnë prodhimin e kimikateve që ndikojnë në zhvillimin e inflamacionit.
Sa më shumë dhjamë të keni rreth belit, aq më i lartë është rreziku i inflamacionit kronik. Për më tepër, ekspertët e sëmundjeve kardiovaskulare e konsiderojnë dhjamin rreth belit si “vatrën” kryesore të inflamacionit që çon në sëmundje të shumta të enëve të gjakut.
Inflamacioni tregon gjithashtu edhe nivelin e lartë të sheqerit në gjak, që rrit numrin e citokinave inflamatore të cilat udhëtojnë nëpër gjak. Kjo, nga ana tjetër, rrit nivelin e molekulave shkatërruese, të cilat shoqërohen me plakjen më të shpejtë të organizmit. Zhvillimi i tyre ndikohet nga sheqeri i tepërt në ushqim, për shkak të të cilit kolagjeni dobësohet, kështu që kemi rrudha dhe rrathë të zinj nën sy.
Këto molekula pengojnë qarkullimin e gjakut dhe çojnë në mbajtjen e ujit në trup dhe gjenden gjithashtu në ushqimet me origjinë shtazore.
Nëse keni probleme me tretjen, gazrat, diarrenë, fryrjen ose kapsllëkun, kini parasysh se ato mund të vijnë nga një zorrë e përflakur, tepër e depërtueshme që lejon toksinat nga trupi të hyjnë në qarkullimin e gjakut.