Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës përmes së cilit po largon inventarin e Postës së Serbisë.
Në këtë aksion është duke asistuar Policia e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për Tëvë 1, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Tëvë1 kishte raportuar javën e kaluar se objektet në të cilat ka operuar posta e Serbisë në komunat veriore shumë shpejt pritet t’i kalojnë Postës së Kosovës./teve1.info/