Një burrë ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura.
Sipas policisë, vetura është e tipit Audi A3 me targa vendore, transmeton Klankosova.tv.
Rasti ka ndodhur në Prizren, në rrugën “Adem Jashari”
“Ankuesi mashkull/k, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur veturën Audi A3 me targa vendore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


























