Jetlir Zybraj nga AKR ka vlerësuar se PZAP sot ka mbrojtur vullnetin e lirë të votuesve të Kosovës, përcjell Kosova Post.
Ai përmes një postimi thotë se është turp për të gjithë ata që penguan vullnetin e popullit të Kosovës dhe që menduan të lejojnë Vuçiqin dhe Daçiqin të vendosin përbërjen e Parlamentit të Kosovës.
Postimi i plotë:
PZAP sot ka mbrojtur vullnetin e lirë të votuesve të Kosovës dhe ka vendosur sundimin e ligjit në proces. Është turp për të gjithë ata që penguan vullnetin e popullit të Kosovës dhe që menduan të lejojnë Vuçiqin dhe Daçiqin të vendosin përbërjen e Parlamentit të Kosovës.