Një aksident mes tri automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Poklek i ri i Drenasit, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 7:00 në fshatin Poklek i ri -Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.