Në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez, gjatë ditës së shtunë ka ndodhur një aksident mes tri automjeteve.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky aksident, përpos dëmeve materiale.
“Me datën 15.02.2025 rreth orës 10:30 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë në fshatin Prelez Muhaxherëve ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, ku janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve, ku janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli.