Në Suharekë mbrëmë ka ndodhur një asindet trafiku, për pasoj ka humbur jetën një këmbësore. Policia ka bërë të ditur se në këtë aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Si pasoj e aksidentit këmbësorja F.G., 58 vjeçare ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk ka mundur t’ju mbijetoj.
Policia ka bërë të ditur se për këtë rast është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se e njëjta derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes, godet këmbësoren viktimën femër kosovare.
“Si pasoj e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion , ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje”,theksojnë nga policia.