Aksion i zhvilluar mëngjesin e sotëm në Pejë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Njësitit për Patentë Shoferë.
Aksioni u mor nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi, përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar për arrestimin e zyrtarëve, të cilët kanë punuar në Njësinë për Patentë Shoferë.
“Në Pejë kanë ndodhur arrestimet e zyrtarëve për Njësinë e Patentë Shoferë. Ne me kohë i kemi raportuar këto raste. Shpresoj se kjo çështje do të shkojë deri në fund, dhe të gjitha ata që janë të përfshirë të marrin dënimin e merituar. Falënderoj organet e drejtësisë për veprimet që janë ndërmarrë deri tani”, shprehet Durmishi.