Prokuroria Speciale ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj pesë personave për vrasje të rëndë, manipulim me prova, mbajtje e armëve dhe pjesëmarrje në rrahje.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se D.H. akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së.
E të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. siç njofton prokuroria, akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’