Aktivistja e njohur Natasha Kandiq, përkatësisht Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, ka kritikuar ashpër Presidentin Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministren Ana Bërnabiq, transmeton Kosova Post.
Këtë kritikë e ka adresuar nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter.
“E pavërtetë, presidenti i Serbisë po u mundëson serbëve në Kosovë mbijetesën në vatrat shekullore. E vërtetë: presidenti i Serbisë, kryeministrja, ministrat, deputetët dhe liderë e rinj të SNS-së po i irritojnë serbët për çdo ditë në Kosovë, me luftë, barrikada e gënjeshtra”, ka shkruar ajo.
Për më shumë e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e deputetit të partisë së Vuçiqit, Nebojsha Bakarec, se kinse presidenti i Serbisë po u mundëson serbëve në Kosovë të “mbijetojnë” në vatrat e tyre shekullore.
Kandiq është e njohur për kontributin e saj të madh në zbardhjen dhe dokumentimin e krimeve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë në luftërat e Ballkanit. Ajo është një luftëtare e pakundshoq për të drejtat e njeriut./KosovaPost/
Netačno: predsednik Srbije omogućio Srbima na Kosovu opstanak na vekovnim ognjištima, tvrdi Nebojša Bakarec, poslanik SNS-a.
Tačno: predsednik Srbije, premijerka, ministri, poslanici i mladi lideri SNS-a svakdonevno zastrašuju Srbe na Kosovu ratom, pogromom, barikadama i lažima.— Natasa Kandic (@natasakandic) September 30, 2021