Al-Khelaifi i pakënaqur me PSG-në, kërkohet shkarkimi i trajnerit

Al-Khelaifi i pakënaqur me PSG-në, kërkohet shkarkimi i trajnerit

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi është shumë i zhgënjyer me lojën e ekipit të tij që vjen nga dy disfata të njëpasnjëshme në kampionat dhe Champions.

Me shumë gjasa trajneri Unay Emery nuk do të qëndrojë edhe shumë gjatë në stolin e PSG.

Ditën e sotme është e përditshmja franceze “L’Equipe” e cila shkruan se tekniku spanjoll mund të zëvendësohet në janar pavarësisht se është në krye të Ligue 1 dhe mori vendin e parë në grupet e Championsit.

Situata duket se rëndohet edhe më shumë nga konfliktet dhe grindjet mes lojtarëve. Kujtojmë episodin mes Neymar dhe Cavanit në fillim të sezonit.

Në mesin e kandidatëve për stolin e PSG-së po studiohen: Massimiliano Allegri , Diego Simeone, Antonio Conte dhe Jose Mourinho. /SN/.

You may also like

Dyqani palestinez ndalon hyrjen e amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata