Kryeqyteti me shumë ndërtesa, e me po aq parregullsi në ndërtimin e tyre.
Kështu thanë gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditorit në raportin e publikuar “Efikasiteti dhe Efektiviteti në Procesin e Ndërtimeve të Larta në Prishtinë”.
Rezultatet e auditimit kanë treguar se Komuna e Prishtinës ka mungesë të kontrolleve gjatë lëshimit të kushteve, trajtim jo të barabartë të kërkesave për leje ndërtimore, mungesë të inspektimeve të mirëfillta dhe të rregullta, si dhe mekanizmi për pajisje me certifikatë të përdorimit nuk është efektiv.
Këtë e tha vetë kryeauditorja që gjatë javës doli në konferencë për media.
Për më shumë, ndiqeni kronikën në vijim: