Albin Kurti dhuron gjak në nderim të Astrit Deharit

Albin Kurti dhuron gjak në nderim të Astrit Deharit

Në kujtim të Astrit Deharit, në dy vjetorin e vdekjes së tij, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut, raporton Kosova Post.

Dhuruesi i parë i gjakut ishte vet lideri i Vetëvendosjs, Albin Kurti i cili duke dhuruar gjak kujtoj se ky dhurim i dedikohet aktivistit Astrit Dehari i cili para dy viteve ka ndërruar jetë.

“Me rastin e përvjetorit të vdekjes së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ne kemi organizuar transfuzionin për dhurimin e gjakut këtu në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, duke bashkuar anëtarët, aktivistët dhe qytetarët të cilët do të dhurojnë gjak”, tha Kurti.

Kurti më pas ka uruar që të tilla organizime për dhurimin vullnetar të gjakut të organizohen edhe shumë herë të tjera, derisa ka përmendur kështu Deharin duke thënë se ai ka qenë shpirt human dhe gjithmonë i angazhuar në mënyrë humane.

“Jo vetëm sot, por organizime të tilla duhet të bëhen më shumë. Arsyeja e këtij organizimi është pasi që Astrit Dehari gjithmonë ka qenë ai i cili ka dhuruar gjak dhe i pari është bërë pjesë e këtyre organizimeve”, u shpreh Kurti.

Edhe dhuruesit vullnetar të gjakut shprehen admirim, duke bërë thirrje që edhe të tjerët të ju bashkohen këtyre organizimeve për të shpëtuar jetë.

Ndryshe, aksionit vullnetar të dhurimit të gjakut përveç aktivistëve të Vetëvendosjes iu bashkuan edhe shumë qytetarë të tjerë.

Ekipi mobil i transfuzionit të gjakut është vendosur tek selia e Vetëvendosjes në Arbëri.

Albin Kurti dhuron gjak në nderim të Astrit Deharit

Në kujtim të Astrit Deharit, në dy vjetorin e vdekjes së tij, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut, raporton Kosova Post.Artikullin e plotë mund ta lexoni në: https://kosovapost.net/albin-kurti-dhuron-gjak-ne-nderim-te-astrit-deharit/

Posted by KosovaPost.net on Monday, November 5, 2018