Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka vizituar shoqatën e grave “ABA” në Istog, për të parë nga afër punën e tyre, e që sipas saj ato kanë bërë punë shumë të vlefshme, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu njoftoi për kërkesat e tyre e që këto kërkesa u bënë në mënyrë që të kenë stabilitet dhe të punësojnë më shumë gra të papuna.
“Kërkesat e tyre s’kanë të bëjnë me miliona por me pak buxhet e vullnet, sfidat që i kanë mund të eliminohen”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
Në Istog, vizutuam Shoqatën e Grave “ABA”. Puna që kanë bërë gratë në këtë shoqatë është shumë e vlefshme.
Megjithatë në këtë takim ato shprehen nevojat e tyre në mënyrë që të kenë stabilitet dhe të punësojnë më shumë gra të papuna.
Kërkesat e tyre s’kanë të bëjnë me miliona por me pak buxhet e vullnet, sfidat që i kanë mund të eliminohen.
Barazia shoqërore e gjinore është prioritet i Qeverisë Kurti. Do të punojmë pa u ndalur për të arritur këtë. Shoqëria e shëndoshë është ajo ku gratë e burrat trajtohen në mënyrë të barabartë!