Ambasada e Turkiyes në Kosovë, qytetarëve të Republikës së Kosovës, ua ka uruar festën e Fitër Bajramit, njofton Kosova Post.
Urimi i ambasadës turke nis në gjuhën turke, duke vazhduar shkrimin në gjuhën shqipe.
“Me Fat Fitër Bajrami”, thuhet në urimin e tyre në rrjetin social Twitter.
“Ramazan Bayramınız Kutlu Olsun, Me Fat Fitër Bajrami:
Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke ju uruar juve dhe familjeve tuaja një festë të shëndetshme, urime”, thuhet më tej në urimin e ambasadës.
Sot, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit.