Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffry Hovenier ka reaguar për shpërthimin në Zubin-Potok. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në Kosovë, transmeton KosovaPost.
Përmes rrjetit social ‘X’, ambasadori Hovenier bëri të ditur se do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës.
“Ne gjithashtu dënojmë sulmet e fundit me granata në stacionin policor të Zveçanit më 26 nëntor dhe në ndërtesën e komunës së Zveçanit më 28 nëntor. Këto veprime të dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe ata që janë përgjegjës për këto sulme kriminale kundër autoriteteve legjitime të Republikës. Kosova duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Hovenier.
Ai tha se SHBA-ja do të vazhdojë të solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës përballë sulmeve të tilla kriminale.