Në Paris të Francës sot, më 27 mars, është duke u mbajtur takimi i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, ku pritet të hidhet në votim Raporti për anëtarësimin e Kosovës, përcjell KosovaPost.
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se sot do të vihet në testim neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Bajrami, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se sot deri në mbrëmje mund të dihet nëse Serbia do të zbatojë këtë nen, i cili thotë, mes tjerash, se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.
“Sot në Paris do të vihet në test neni 4 i ‘Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’, e mbështetur nga BE-ja. Deri në mbrëmje, ne do të dimë nëse ka një marrëveshje apo jo”.
Ai më tej ka cituar shkrimtarin e njohur spanjoll, Cervantes: “Dëshmia e pudingut është në të ngrënit e tij”.