Ambasadori britanik, Duncan Norman ka vizituar qytetetin e Elbasanit, ku dhe ka monitoruar nga afër procesin e votimit në qytetin verior.
Në një deklaratë për mediat Norman, u bëri thirrje të shqiptarëve që të paraqiten pranë qendrave të votimit, duke shtuar se demokracia arrihet vetëm përmes votës.
“Gjatë paradites ne kemi qenë në Kavajë, Durrës Rogozhinë dhe në Elbasan sapo kemi ardhur. Para disa javësh kur ishim këtu premtova se do të vija sërish këtu dhe ja ku jam.
Ambasada Britanike ka tetë skuadra të cilat janë në terren ditën e sotme dhe po mbështesim 600 monitorues lokalë. Ajo çfarë po bëjmë është të inkurajojmë njerëzit të votojnë dhe tju japim një mesazh se demokracia arrihet vetëm përmes mundësisë për të votuar dhe për të dalë për të votuar. Mesazhi im është shumë i qartë për qytetarët të dalin të votojnë nese nuk kanë patur mundësi që të votojnë deri tani të shkojnë të votojnë sepse ka shumë mundësira për të votuar”, ka thënë ai.