Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se Ukraina do të bënte gjithçka për të detyruar Presidentin rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës përmes diplomacisë.
Gjatë një konference për shtypin ai tha se operacioni i Ukrainës në rajonin Kursk u krye për të parandaluar sulmet ruse në veri dhe në drejtim të qytetit rajonal, Sumyt.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, njoftoi gjithashtu se 115 robër lufte ishin kthyer nga Rusia dhe falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për rolin e tyre ndërmjetësues.
Po të shtunën Presidenti ukrainas nënshkroi disa ligje që kishin në shënjestër Rusinë ndërsa vendi i tij shënoi 33 vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Po kështu u ratifikua statuti që i hap rrugë Ukrainës për t’u bashkuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Ratifikimi i Statutit të Romës nga ana e Kievit rrit shanset që Rusia të ndiqet penalisht për krime lufte që nga fillimi i sulmit në shkurt të vitit 2022, tha zyra e zotit Zelensk.