Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves u ka uruar të gjithë besimatëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në “X”, ai shprehu lutjet e tij për paqe dhe rehati.
“Urimet e mia më të mira për të gjithë ata që po e kremtojnë muajin e bekuar të Ramazanit në Kosovë dhe në mbarë botën. Lutemi për paqe dhe rehati për të gjithë ata që vuajnë. Shpresoj të ndaj Iftarin me shumë prej jush.”, ka shkruar ambasadori britanik.