Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur së fundi në veri të vendit, ku mbeti i plagosur një qytetar serb në Zveçan.
Ambasadori Rohde ka kritikuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyra ëpr Kosovën, Petar Petkoviq, i cili ka kërkuar nga Rohde që të reagojë, duke shtuar se “për raste të tjera ai reagon në sekonda”.
Në lidhje me këtë ka pasur reagime edhe nga Ambasada e Amerikës në Ksoovë, por edhe prej zyrës së Bashkimit Evropian.
Ndërkaq sot ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Rohde.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha ka kërkuar nga Policia e Kosovës hetim të gjerë.
Gjithashtu ai është pajtuar me reagimin e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku u dënua incidenti, duke thënë se ishin të përfshirë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Kurse për këtë rast të ndodhur së fundi në veri, janë suspenduar katër zyrtarë policorë.
“Jam plotësisht dakord. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë ta shohësh atë se Policia e Kosovës ka reaguar duke hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë“, ka shkruar ambasadori gjerman.