Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mirëpritur fjalët dhe raportin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, transmeton KosovaPost.
“Mirëprita raportin e Parlamentit Evropian dhe fjalët e qarta të Viola von Cramon për liberalizimin e vizave, reformën, rendin dhe ligjin, zbatimin e vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Deçanin dhe dialogun në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, ka shkruar në twitter Rohde.