Lu Shaye, ambasadori kinez në Paris, deklaroi se “ekziston mundësia e një operacioni ushtarak” në ishull pas vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara (SHBA), Nancy Pelosi në Tajvan, e cila shkaktoi tension në rajon, transmeton Kosova Post.
Duke vënë në dukje se 20 vjet më parë, tajvanezët ishin kryesisht në favor të riintegrimit të Tajvanit në territorin kinez, Lu tha se sot banorët e ishullit e kundërshtojnë atë sepse “Partia Demokratike Progresive (DPP) po bën shumë propagandë antikineze”.
Lu tha se vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tajvan “krijoi krizë politike” dhe ishte “provokim i panevojshëm”./KosovaPost/