Ambasadori Rohde, për Bayer Leverkusen: Xhaka me shokë i pamposhtur

Suksesit të Bayer Leverkusenit, i cili me lojën ndaj Romës arriti të kualifikohet në finalen e Lugës së Evropës, i është gëzuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili në rrjetin social X ka shpërndarë një foto të Granit Xhakës.

“Granit Xhaka dhe shokët e tij të pamposhtur që prej 49 ndeshjeve, kalojnë në finalen e Ligës së Evropës në Dublin më 22 maj. Këtë vit, klubet gjermane ofrojnë një ngrohje vërtet të mirë përpara Kampionatit Evropian që fillon pas një muaji”, shkruan Rohde.

Kujtojmë se mbrëmë, Bayer Leverkusen luajti barazimit 2-2 kundër Romës në Bayer Arena, ndërsa fitorja e parë në Romë, ia siguroi finalen me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Njëri nga më meritorët në barazimin e rezultatin padyshim se ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili asistoi në golin e dytë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika