Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka uruar të gjithëve personat që festojnë në Kosovë dhe më gjerë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Ju uroj një ditë festive me familjen dhe miqtë tuaj dhe shumë ëmbëlsira e ushqime të shijshme!”, shkroi ai në postimin e tij në platformën X.
Kjo festë vjen pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë anembanë botës agjërojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.