Turqia duket se ka shtuar presionet ndaj qeverisë shqiptare për gylenistët. Pas ultimatumit që lëshoi pak javë më parë presidenti turk Recep Tajip Erdogan që Shqipëria të largojë nga vendi gylenistët, një tjetër paralajmërim ka ardhur nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, i cili në një intervistë televizive u shpreh se FETO është si një helm vdekjeprurës që cenon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Ai theksoi, se organizata FETO përbën kërcënim edhe për vetë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
“FETO është si një helm vdekjeprurës që cenon seriozisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Organizata FETO është një organizatë terroriste që operon në mbarë arenën ndërkombëtare dhe kjo organizatë në Turqi në 2016 tentoi një grusht shteti ku synim kishte cenimin e sistemit demokratik në Turqi dhe prishjen e rendit kushtetues”, tha ai Ndër të tjera, ambasadori turk kërkoi nga Shqipëria që si vend mik dhe vëlla i Turqisë të marrë masa ndaj tyre.
Ai theksoi, se fatkeqësisht ka element të FETO-s që veprojnë edhe këtu në vendin tonë.
”
Ambasadori turk kërcënon Ramën: FETO helm vdekjeprurës për marrëdhëniet tona, të merren masa të menjëhershme ndaj gylenistëve
Turqia duket se ka shtuar presionet ndaj qeverisë shqiptare për gylenistët. Pas ultimatumit që lëshoi pak javë më parë presidenti turk Recep Tajip Erdogan që Shqipëria të largojë nga vendi gylenistët, një tjetër paralajmërim ka ardhur nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, i cili në një intervistë televizive u shpreh se FETO është si një helm vdekjeprurës që cenon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Ai theksoi, se organizata FETO përbën kërcënim edhe për vetë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
“FETO është si një helm vdekjeprurës që cenon seriozisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Organizata FETO është një organizatë terroriste që operon në mbarë arenën ndërkombëtare dhe kjo organizatë në Turqi në 2016 tentoi një grusht shteti ku synim kishte cenimin e sistemit demokratik në Turqi dhe prishjen e rendit kushtetues”, tha ai Ndër të tjera, ambasadori turk kërkoi nga Shqipëria që si vend mik dhe vëlla i Turqisë të marrë masa ndaj tyre.
Ai theksoi, se fatkeqësisht ka element të FETO-s që veprojnë edhe këtu në vendin tonë.
“Unë shpresoj që të ndërmerren masa ndaj kësaj organizate pasi të gjithë vëllezërit e mi në Shqipëri, Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit e kanë ndjekur nga afër këtë zhvillim të errët e programuar nga kjo organizatë tinëzare e FETO-s. Shqipëria dhe Turqia nëse konsiderohen si aletë atëherë duhet të kemi kujdes, pasi çfarë na kërcënon ne dhe konsiderohet rrezik edhe nga vëllai dhe miku ynë duhet të konsiderohet si kërcënim. Me keqardhje them se FETO edhe pse ka kaluar 5 vite nga ajo tentativa e grushtit të shtetit, kjo organizatë vazhdon të tregojë ekzistencën e saj këtu në Shqipëri”, tha ai.
Yoruk flet për raporte drejtuar qeverisë për FETO
Ndërkohë, ambasadori turk në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk, u pyetur nëse i kanë paraqitur raporte qeverisë se ku ndodhen këto pjesëtarë të organizatës FETO në Shqipëri.
Ai tha, se i gjithë informacioni i është dhënë autoriteteve të larta shqiptare. Sipas ambasadorit, ka shumë çështje të tjera në dobi të të dyja vendeve për të cilat duhet që të flitet.
“Padyshim i kemi dhënë të gjitha informacionet e duhura pothuajse dhe jemi ne kontakt dhe bisedime me nivelet me te larta të autoriteteve shqiptare, por ajo që po them unë është kjo, deri më tani referuar raporteve të shkëlqyera, nuk dua të ndalem shumë te kjo pjesa. Ne kemi shumë gjëra të mira për të folur që janë në dobi mes dy vendeve”, tha ambasadori.
Ndër të tjera, ambasadori turk në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk, tha se ka edhe një lloj reagimi ndaj kësaj organizate. Ai theksoi, se vendi ynë duhet që t’i largojë elementët e FETO.
“Nga korriku i 2016 e deri më sot FETO, në opinionin publik të Shqipërisë ka nisur një vetëdije në rritje ndaj kësaj organizate terroriste dhe se populli shqiptar e ka kuptuar dhe ka një lloj reagimi ndaj kësaj organizate. Ne nuk kemi nevojë për këtë organizatë dhe Shqipëria duhet që të pastrohet nga këto elemente të FETO-s”, tha ambasadori.