“Sot, ishte një nder jashtëzakonisht i madh që, në kuadër të takimeve përmbyllëse, me ceremoni të veçantë u prita nga ana e autoritetit më të lartë ushtarak të NATO-s, Kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralit Giuseppe Cavo Dragone (Chair of the Military Committee – CMC NATO)”, tha ai.
Zemaj i ka shprehur mirënjohjen për mbështetje dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm nder vite, si dhe përkrahjen e madhe dhe të pandërprerë nga të gjitha strukturat ushtarake të NATO-s, me theks të veçantë nga Komiteti Ushtarak i NATO-s.
“U vlerësua kontributi dhe koordinimi i vazhdueshëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht puna jonë e përbashkët që ka mundësuar që Kosova të jetë e pranishme dhe e përfshirë në nivelet më të larta të NATO-s. Në shenjë mirënjohjeje, nga CMC Admirali Cavo DRAGONE pranova me emocion të veçantë dhuratën “Shenjat e Admiralit”, si një vlerēsim qe përveç punës me komponenten civile dhe diplomatike në NATO, gjithashtu edhe për mbulimim dhe trajtimin e të gjitha çështjeve ushtarake mes vendit tonë në të gjitha takimet me strukturat ushtarake të NATO-s, përfshirë edhe takimet me Përfaqësuesit e vendeve aleate në Komitetin Ushtarak”, tha Zemaj.