Analisti politik Dardan Islami i është bashkuar AAK-së.
Ai lajmin e dha në profolin e tij në Facebook derisa tha se edhe pse u mundua që t’i rrijë larg politikës po i hy asaj “për t’i shërbyer”.
“Për vite të tëra jam munduar të qëndroj jashtë partive duke i komentuar dhe analizuar, por sot ndjehem i pafuqishëm dhe i izoluar kur shof rreziqet, mashtrimet dhe dëmet që po i bëhen vendit! Ndjehem i nderuar t’i shërbej Atedheut, Komandantit, mikut, dhe Presidentit të ardhshëm në çdo kohë! Çdo votë e juaj për aleancën është garanci për shtetin!”, shkroi ndër të tjera Islami.