Tema e kontrollit brenda partisë, Gashin e përplasi me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqajn, ku opinionisti hodhi akuza duke thënë se brenda PDK-së, kanë qenë 4-5 Dejona që e kanë kontrollu këtë subjekt.
“Ndërsa, sa i përketë PDK-së, aty janë kanë nja 4-5 Dejona Mihali, që s’janë kanë hiç në strukturë të PDK-së, por me telefona i kanë udhëheqë. Janë mjaftë të afërt me Beqën, kur patën shku nja 12 vetë patën hi në grup të PDK-së e janë bërë deputetë.
A të ka vet kush kur e ke votu Gjykatën Speciale? A u kanë vendim koherent?”, deklaroi ai në Kanal10.Beqa iu kundërpërgjigj Gashit duke e cilësuar si një person pro VV-së dhe që duhet vendi t’i ndërrohet me deputetin e kësaj partie.
“Si analistë të vlerësoj, amo kështu po fol më shumë si VV, ta kisha ndërruar vendin me deputetin, më shumë Vetëvendosje po fol ti se sa deputeti, në kuptimin e akuzës dhe mbrojtjes së partisë. Një analist duhet të jetë real.”, tha Beqa.